Friday, December 27, 2013

KUSH KA BER OPERACION PLASTIK NGA ESTRADA JONE SHIKO

Këngëtarja Zanfina Ismajli ka kryer një operacion në hundë, duke e bërë atë të ngjashëm me ish këngëtarin e famshëm Majkëll Xhekson. Kjo shihet nga disa fotografi të realizuara nga revista Mat. Hunda e saj e re përvec se i ngjan Majkëll Xheksonit është më e bukur, më e vogël.

“Zogu” i Tunës kushton shumë, 40 milionë nga klikimet

Fama që “zogu” i Tuna Sejdiut mori në klipin “Fenix”, duet i saj me të dashurin Cozman, natyrisht që ka thyer çdo rekord në muzikë, duke e shndërruar atë në objekt bisedash dhe batutash televizive jo vetëm mes fansave të saj, por edhe mes këngëtareve rivale. Fjala është për një sukses të përkthyer në para, që e bëri Tunën dhe këngën e saj më të lakuarën për këta tre muaj. Të gjitha këngëtaret do të kishin dëshiruar të kishin një këngë si e saj, për të marrë famën e ëndërruar në vetëm pak kohë. Që nga publikimi i këngës në youtube më 26 qershor e deri tani, hiti i momentit, më i dëgjuari i verës, është klipi “Fenix” nga Tuna dhe Cozman. Pas kësaj kënge që e bëri Tunën artisten më “in” të momentit, natyrisht që filluan shakatë me etiketimin “Zogu i Tunës” dhe përmendja pa kriter e kësaj fjale e ktheu në fjalën kyç të ngacmimeve në rrjetet sociale. Po lind pyetja se sa fitimprurës ka qenë ky hit për Tunën, Cozman dhe autorin e këngës, Getoar Selimi? Natyrisht që nëse do u referoheshim klikimeve në youtube, do të mund të bënim një përllogaritje të fitimeve që kënga “Fenix” ka mundur të grumbullojë në mbi tre muaj jetë në youtube. Deri tani janë regjistruar 12 milionë e gjysmë klikime, të cilat, të përkthyera në para, variojnë në shifrën 40 mijë USD fitime. Për sa i përket territorit gjeografik, se ku është parë më shumë ky klip në youtube, regjistrohen vende, si: Shqipëria, Kosova, gjithë vendet e Ballkanit, për të mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), atje ku me sa duket Tuna ka fansat e saj që pëlqejnë. Aktualisht 28-vjeçarja nga Maqedonia po jeton një lidhje dashurie me reperin Cozman, dhe ishte kjo arsyeja pse ajo në klipin “Fenix” realizoi disa skena erotike me të. Nga ana e tij Cozman, i sapoardhur nga Londra, bashkë me “Fenix” nisi një jetë të re në Prishtinë si artist, nën menaxhimin e Getoar Selimit. Tani, pas bashkëpunimit me Tunën, ai do të vizitojë Londrën si reper, pasi nesër në mbrëmje ata japin koncertin e tyre atje së bashku me Ermal Mamaqin. Ky është koncerti i tyre i radhës, në axhendën e koncerteve që ka qenë mjaft e ngjeshur krahasuar me këngëtarët e tjerë. Vetëm pak ditë pas lançmit të “Fenix”, Tuna mori ftesë për të kënduar në qytetin e Ferizajt, në një disko të madhe që mban emrin “Diamond Club”, ku në posterat e koncertit organizatorët kishin dizenjuar zogj, për të njoftuar ardhjen e Tunës. “Fenix” bëri bujë me vargjet që këngëtarja ia dedikon vetes kur thotë; “Zogu ma i mirë prej krejtve, Zemër kushton shumë puna, Dalloj shumë prej tjerave”. Fabula e këngës është konceptuar si një lojë dashurie me Cozman, edhe ai 28-vjeçar, me të cilin Tuna thuhet se ka nisur bashkëjetesë në Prishtinë. Ata janë duke parë për një shtëpi luksoze në Prishtinë, në zonën që quhet “Fshati turistik”. Dihet që personat që vendosin të kenë një shtëpi në atë zonë, duhet të kenë shuma të mëdha parash, pasi konsiderohet ndër zonat më të shtrenjta. Ky mund të quhet një hap serioz për dy artistët, jeta e të cilëve është në lëvizje, edhe për faktin se ashtu si vitin e kaluar Tunës, përveç koncerteve nëpër botë, i duhet të jetë në Tiranë si anëtare jurie e “X Factor” në “Tv Klan”. “Fenix”, kënduar nga Tuna e Cozman, është i dyti hit që ka tejkaluar çdo parashikim në youtube pas klipit “Të ka lali shpirt”, në duetin e shumëpërfolur të Silva Gunbardhit me Mandin e Nishtullës. Pas këtyre dy këngëve, parashikimet për klikime të shumta në youtube bëhen deri tani për një tjetër krijim të Getoar Selimit, këngën e tij të re me titull “E nxonme”.

Ciljeta u zhvish per 100.000 euro

Çiljeta Xhilaga vjen së fundmi si imazh i “Birra Tirana”. Sikundër edhe shumë femra të bukura në botë, Çiljeta zgjodhi të jetë imazh i një kompanie pijesh. Prej 7 vitesh e kemi parë të ngjitet në skenë vetëm si këngëtare, po cila është arsyeja që e tundoi Çilin t’i rikthehej reklamave? Çiljeta na tregoi se nënshkrimi i kësaj kontrate, veç emocioneve të shumta, do t’i sillte edhe shumë të mira financiare. U interesuam dhe zbuluam se ajo pranoi t’i rikthehet pasionit të vjetër, reklamave, kundrejt një pagese super të majme. Kontrata 2-vjeçare e nënshkruar me “Birra Tirana”, do t’i shtojë llogarisë bankare të Çiljetës një shifër prej 100.000 (mijë) eurosh, veç pagesës mujore, e cila do të jetë gj993350_181052165410494_68100509_nciljeta2ithashtu një shifër e konsiderueshme.

Thursday, December 26, 2013

Edita Sopjani Biografia

Tags: Edita Sopjani Vendlindja: Prishtinë Mosha: 24 Vjeç Ditëlindja: 15 Nentor 1989 Shenja e Horoskopit: Akrepi Viti 2010 rezulton të ketë qenë vit i punëve dhe angazhimeve të shumta, e që natyrisht kanë rezultuar me suksese për këngëtaren Edita Sopjani. Këngë të shumta e hite, realizim të video klipeve, bashkëpunime e pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme muzikore, mbi të gjitha grumbullim i shumë fansave afër vetes, janë disa nga favoret të cilat e karakterizojn karrierën e Editës për periudhën paraprake. Edita Sopjani si duket nuk e kënaqë vetëm kjo, përkrah muzikës ajo është mjaft e përkushtuar edhe në studime, tek të cilat poashtu ka treguar suksese. Planet dhe projektet nuk stopojn këtu, Edita Sopjani premton punë dhe vetëm punë. PASAPORTA: Gjatësia: 1.66 Pesha: 53 kg Ngjyra e syve: Gjelbërt Ngjyra e flokeve: Bjonde Ushqimi i preferuar: Peshku & Pizza Pija e preferuar: Ice Tea & Tonic Muzika e preferuar: Pop, Dance, House etj. Këngëtari/ja i/e preferuar: Rihanna, Lady Gaga, Usher & T.I Ngjyra e preferuar: E zezë dhe Roze Sporti i preferuar: Noti Sportisti/ja i/e preferuar: David Beckham Hobi: Gazetaria Stili i veshjes: Elegante

Kenga Tunes Teksti ( Zogu )

Refreni Zogu ma i mirë prej krejtve, Zemër kushton shumë puna, Dalloj shumë prej tjerave, Unë i boj krejt veq se muna, Para se me mu çu mu boy, msoje mirë kush o kush o TUNA Dalloj shumë prej tjerave, Unë i boj krejt veq se muna Muna a. Po dukesh syn E kom ni syn për ty E kom ni sen për ty veç për ty (x2) Asnjoni ma IN Asnjoni ma m'don nuk e gjen Swag që s'e blen dhe gjithçka ja blen Hej, ej, ej, ej, Thuje që m'don perjetë Refreni Zogu ma i mirë prej krejtve, Zemër kushton shumë puna, Dalloj shumë prej tjerave, Unë i boj krejt veq se muna, Para se me mu çu mu boy, msoje mirë kush o kush o TUNA Dalloj shumë prej tjerave, Unë i boj krejt veq se muna Muna a. [COZMAN:] Unë s'muna pa to Ajo s'munet pa mu Munohna me pas afër Po najherë duhna me shku Prej Prishtinës n'London Prej Shkupit e n'Tiranë S'ka lidhje largsia Nese don e afron Non-Stop n'telefon Syni do me ma ngu mu zonin, zonin, zonin S'jom interesum për asnjonin si ti Për asnjonin, njonin, njonin COZMAN B.S. edhe TUNA Ma nxehtë se sauna Krejt pare neve gjuna, gjuna [TUNA:] Na nuk jena IN Nëse s'jemi bashkë Sillem poshtë-nalt, Poshtë-nalt Prapë bashkë (2x) [COZMAN:] Na nuk jena In Nëse s'jemi bashkë Sillem poshtë-nalt, Poshtë-nalt Prapë bashkë Na nuk jena In Nëse s'jemi bashkë... [TUNA:] Refreni Zogu ma i mirë prej krejtve, Zemër kushton shumë puna, Dalloj shumë prej tjerave, Unë i boj krejt veq se muna, Para se me mu çu mu boy, msoje mirë kush o kush o TUNA Dalloj shumë prej tjerave, Unë i boj krejt veq se muna Muna a. [COZMAN:] I got the class, que te pas...

Super aa ?

Super ZOGJKA A